KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Digjet një automjet në Kumanovë, disa persona përfundojnë në spital

Digjet një automjet në Kumanovë, disa persona përfundojnë në spital

Disa persona u shtruan në spital, si pasojë e shpërthimit të një zjarri në një automjet të parkuar në Kumanovë. Incidenti ndodhi vonë natën në rrugën “Tode Mendol”, ku një Smart Brabus me targa zvicerane u përfshi nga flakët.

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, personat që ishin pranë vendit të ngjarjes thithën tym dhe për këtë arsye u transferuan në Qendrën e Emergjencës në Kumanovë, ku iu ofrua ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndërhyri Departamenti Territorial i Zjarrfikësve të Kumanovës, i cili arriti të lokalizojë dhe shuajë zjarrin.

Pas incidentit, një ekip nga Departamenti Shtetëror i Zjarrfikësve të Kumanovës kreu një inspektim, dhe autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.