KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Dhurata e veçantë që Dua Lipa mori nga komuniteti arbëresh në ditën e martesës

Dhurata e veçantë që Dua Lipa mori nga komuniteti arbëresh në ditën e martesës

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, dhe partneri i saj, Callum Turner, kanë festuar martesën e tyre në një ceremoni madhështore të zhvilluar në Siçili të Italisë.

Festimet, që zgjatën për tre ditë, u organizuan në ambientet elegante të Villa Valguarnera, pranë Palermos, ku morën pjesë familjarë, miq dhe emra të njohur të botës së artit.

Mes shumë momenteve të veçanta të dasmës, vëmendje të veçantë mori edhe gjesti i komunitetit arbëresh të Siçilisë.

Sipas raportimeve, përfaqësues nga Piana degli Albanesi udhëtuan drejt vendit ku po zhvillohej ceremonia për t’i rezervuar artistes shqiptare një surprizë të veçantë.

Një grup prej dhjetë vajzash, të veshura me kostumet tradicionale karakteristike të zonës, interpretuan këngë të vjetra arbëreshe, duke sjellë në festë tinguj dhe elemente të trashëgimisë shqiptare që ruhen prej shekujsh në Siçili.

Përveç performancës muzikore, mjeshtrit artizanë të komunitetit i dhuruan çiftit një kujtim simbolik dhe me vlerë kulturore.

Bëhet fjalë për vathët tradicionalë të njohur si “Panieri”, të punuar tërësisht me dorë, të cilët përfaqësojnë një nga elementet më të njohura të artizanatit arbëresh.

Ky gjest është vlerësuar si një shprehje e lidhjes së fortë që komuniteti arbëresh vazhdon të ruajë me rrënjët shqiptare, duke nderuar figura që promovojnë emrin shqiptar në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.