KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

“Po ma përmendin kryqin, Nënë Terezën dhe fenë katolike”, Eriku me akuza për diskriminim fetar në Big Brother VIP Kosova

“Po ma përmendin kryqin, Nënë Terezën dhe fenë katolike”, Eriku me akuza për diskriminim fetar në Big Brother VIP Kosova

Trajneri i fitnesit, Erik Birko, është shprehur i indinjuar me sjelljen e Arlindës në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”, pas një situate ku është përmendur përkatësia e tij fetare.

Bëhet fjalë për një moment kur Arlinda i ka përmendur Erikut kryqin dhe faktin se ai i përket besimit katolik, duke nxitur reagimin e trajnerit.

Birko ka kundërshtuar këtë mënyrë të qasjes, duke e konsideruar të padrejtë që përkatësia e tij fetare të përdoret në diskutimet brenda formatit.

Ai ka theksuar se besimi fetar është çështje personale dhe individuale, e cila nuk duhet të përzihet me dinamikat, debatet apo lojën brenda “Big Brother VIP Kosova 5”.

Sipas tij, përkatësia fetare nuk ka asnjë lidhje me mënyrën se si një banor luan apo pozicionohet në këtë format, ndaj edhe përmendja e saj në këtë kontekst nuk është e ndershme.

Reagimi i Erik Birko vjen në një kohë kur debatet mes banorëve të BBVK 5 po vazhdojnë të jenë të pranishme, ndërsa diskutimet shpeshherë kalojnë përtej strategjisë dhe lojës në shtëpi. /Telegrafi/

– YouTube youtu.be

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.