KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Dhurata Dora dhe Gjesti lansojnë këngën e re “Gasolina”

Dhurata Dora dhe Gjesti lansojnë këngën e re “Gasolina”

Dhurata Dora dhe Gjesti kanë bashkuar forcat për herë të parë në një projekt muzikor.

Dy artistët kanë publikuar këngën e re “Gasolina”, e cila vjen e shoqëruar me një videoklip plot ngjyra, energji dhe atmosferë verore.

“Gasolina” është një këngë ritmike, e ndërtuar për sezonin e verës, me një kombinim modern të tingujve dhe interpretimit karakteristik të dy këngëtarëve.

Foto: YouTube

Që në publikimin e saj, projekti ka zgjuar interes të madh te fansat, të cilët prej kohësh prisnin një bashkëpunim mes tyre.

Videoklipi është realizuar nga SEKUENCË, ndërsa regjia i është besuar Arian Dalladakut, duke sjellë pamje dinamike dhe një estetikë moderne që i përshtatet atmosferës së këngës.

Foto: YouTube

Ky është bashkëpunimi i parë mes Dhurata Dorës dhe Gjestit, ndërsa “Gasolina” tashmë është publikuar në YouTube dhe pritet të jetë një nga këngët që do të shoqërojnë sezonin veror.

Reagimet e para të fansave dhe publikut po ashtu kanë qenë mjaft pozitive për gjithë realizimin. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.