Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje.
Rastet kanë ndodhur në Drenas, Obiliq, Lipjan, Pejë e Gjakovë.
Raporti i Policisë për dhunën në familje:
Drenas/ 24.05.2026 – 14:00 Lidhur me rastin pasi është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte kryer dhunë në familje ndaj viktimës femër kosovare, gjatë kontrollit të shtëpisë së tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 25 copë fishekë. I njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Obiliq / 25.05.2026 – 16:25 Është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Lipjan / 25.05.2026 – 20:05 Është raportuar se pas një mosmarrëveshje e dyshuara femër kosovare e kishte sulmuar fizikisht viktimën e cila ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt.
Pejë / 24.05.2026 – 01:01 Më 25.06.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me datën e lartcekur pas një mosmarrëveshje dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore dhe si pasojë e njëjta ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari pas intervistimit e vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Gjakovë / 24.05.2026 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime trupore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
