Ka ndryshuar rezultati në derbin mes Ferizajt dhe Lirisë së Prizrenit.
Skuadra vendase ka arritur të kalojë në epërsi 1-0 në fund të pjesës së parë, falë golit të shënuar nga Ardi Shala.
Ky është një moment i vështirë për Lirinë, e cila po luan me një futbollist më pak pas përjashtimit të Likajt me karton të kuq.
Ferizaj tashmë ka avantazhin e rezultatit dhe të numrit të lojtarëve, ndërsa prizrenasit do të kenë një detyrë të vështirë në pjesën e dytë.
/GazetaBlic Sport/
Burimi: gazetablic.com ↗

