KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Dështon në Kongres nisma për shkarkimin e Hegseth

Dështon në Kongres nisma për shkarkimin e Hegseth

Një përpjekje për të nisur procedurën e shkarkimit ndaj Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, me akuzën se ka zhvilluar luftë kundër Iranit pa autorizimin e Kongresit, ka dështuar në Kongresin amerikan.

Sipas BBC, shumica e anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve votuan që nenet e shkarkimit t’i referohen Komitetit për Gjyqësorin, duke e bllokuar praktikisht përpjekjen e paraqitur nga kongresmeni republikan Thomas Massie nga Kentucky.

Në konferencëne tij të parë për shtyp në Pentagon pas gjashtë muajsh, Hegseth e cilësoi këtë përpjekje si një “farsë” dhe “sabotim”.

Nisma për ta shpallur sekretarin fajtor për shkelje të detyrës dhe për ta larguar nga posti konsiderohej me pak gjasa për sukses, pasi do të kërkonte që disa republikanë të dilnin kundër presidentit Donald Trump.

Massie ishte i vetmi republikan që votoi kundër dërgimit të rezolutës në Komitetin për Gjyqësorin, i cili kontrollohet nga republikanët.

Votimi përfundoi me rezultatin 211 vota pro dhe 204 kundër. Më shumë se një duzinë anëtarësh, përfshirë 11 demokratë, munguan në votim, transmeton Klankosova.tv.

Dërgimi i rezolutës në komitet praktikisht i jep fund kësaj përpjekjeje, pasi Kongresi aktual ka pak kohë në dispozicion përpara se demokratët të marrin kontrollin në janar.

Presidenti Donald Trump e mirëpriti rezultatin e votimit në një postim në rrjetin e tij Truth Social, duke deklaruar se përpjekja kishte “dështuar plotësisht”.

“Përseri, fitorja në Venezuela dhe Iran, numrat më të medhej të rekrutimit në histori të ushtrise (listat e gjata për të hyrë), dhe një mbeshtetje si kurrë më parë, ka bërë që të shfajsohet një patriot i madhë amerikan.”, ka thene Trump duke ju referuar Hegseth.

Pas votimi Massie tha se nuk ishte i habitur që ka dështuar por se “ishe i zhgenjyer”.

“Diagnoza ime per Kongresi është se ata e dinë por nuk mund të bëjnë edhe pse do të perfitonin politikisht”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.