KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Deri në fund të vitit pritet të vendosen kamera të sigurisë në të gjitha parqet publike

Deri në fund të vitit pritet të vendosen kamera të sigurisë në të gjitha parqet publike

Loja, lëvizjet e qëndrimet e qytetarëve tash e tutje do të jenë nën monitorim.

Nga të gjitha anët, nga kjo javë, parku në lagjen Kalabria në kryeqytet do të jetë nën mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës.

Vendosja e tyre, u planifikua mes lokacioneve të reja që parashihen në fazën e dytë të monitorimit në Prishtinë.

Më shumë detaje për këtë projekt që nisi zbatimin këtë vit dha drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica.

“Parku i parë është parku dhe fusha sportive që është në lagjen “Kalabria” dhe do të vazhdohet me të gjitha parqet dhe fushat sportive të cilat janë vlerësuar se duhet të monitorohen, poashtu do të vendosen kamera edhe në parkun e Gërmisë, në parkun Arbëri dhe në parkun e Tokbahqës pra në të gjitha parqet”, ka theksuar për RTVDukagjinin, Lulzim Fushtica, drejtor për Siguri dhe Emergjenca.

Fushtica bëri të ditur se deri kur planifikohet të përfundoj vendosja e kamerave në parqe.

“Parqet si të tilla po planifikojmë të përfundojnë brenda këtij viti por pastaj do të ketë edhe një fazë në vitin e ardhshëm se kjo është një kontratë tre vjeçare por që faza e dytë mund të përfundoj edhe më herët por do të vendosen kamerat dhe risia është që do të vendosen edhe radarët mobil për mbatjen e shpejtësisë”, ka deklaruar ai.

Shumë shpesh sapo rinovohen ose vendosen, lodrat por edhe ulësa e të tjera hapësira në parqet publike dëmtohen, dhe tani me vendosjen e kamerave janë paralajmëruar masa ndëshkuese për personat që dëmtojnë hapësirat publike.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.