KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Deputetja Haxhiu kritikon pushtetin për protezat e invalidëve të luftës

Deputetja Haxhiu kritikon pushtetin për protezat e invalidëve të luftës

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu, ka kritikuar pushtetin në seancën e Kuvendit të Kosovës, duke ngritur shqetësime për sulmet ndaj Daut Haradinajt dhe mosndarjen e një milion eurove për protezat e invalidëve të luftës.

Gjatë fjalimit të saj, Haxhiu përmendi edhe bashkëshortin e kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe ish-ministrin e tashmë kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Faton Peci.

Për Pecin, deputetja e AAK-së tha se ai mbahet mend për skandale, duke përmendur rastin e ushqimit të fëmijëve në çerdhe me mish me afat të skaduar.

“Mbahet në mend që i ka ushqyer fëmijët në çerdhe me mish me afat të skaduar”, deklaroi Haxhiu.

Ajo kritikoi ashpër pushtetin për mosmbështetjen e ndarjes së një milion eurove për blerjen e protezave për invalidët e luftës.

Për ta ilustruar gjendjen e tyre, Haxhiu paraqiti rastin e një personi që, sipas saj, është 90 për qind invalid dhe që protezat i kishte siguruar me shumë vështirësi, falë ndihmës së miqve.

Një ditë më parë, Komisioni për Buxhet nuk e kishte mbështetur ndarjen e një milion eurove për protezat e invalidëve të luftës. Në votim, pesë deputetë votuan pro, një kundër, ndërsa pesë të tjerë abstenuan. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.