KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

​Deputeti i VV-së kërkon veprim të shpejtë për rikthimin dhe miratimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

​Deputeti i VV-së kërkon veprim të shpejtë për rikthimin dhe miratimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka komentuar kthimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, në Kuvendin e Kosovës, pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës, iniciatores së kësaj nisme.

Deputeti i VV-së shprehu shpresën që sponsorizuesit e ligjit (PDK) të ndërmarrin sa më shpejt hapat e nevojshëm, në mënyrë që ligji të rikthehet dhe të miratohet në Kuvend.

Rrustemi tha se ligji mund të rivotohet me shumicë prej 61 votash, duke mbetur në versionin aktual, ose të nisë nga fillimi si nismë ligjore.

“Proceduralisht, ky është refuzim i hyrjes në fuqi të ligjit. Në kuptimin procedural, Kuvendi aktualisht i ka dy opsione: ose ta rivotojë me shumicë prej 61 votash, të pandryshuar, ose ta kthejë nga fillimi. Shpresoj që sponzorizuesit ta nisin sa më parë dhe ta kalojmë sa më parë në Kuvend”, deklaroi Rrustemi, raporton kp.

Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara u propozuan nga Grupi Parlamentar i PDK-së, me Përparim Grudën që e prezantoi nismën në Kuvend. Projektligji u miratua në lexim të parë më 5 tetor me 91 vota, ndërsa më 6 tetor u miratua përfundimisht me 88 vota. Pas kësaj, më 22 tetor, presidentja Justina Shiroka Pula e ktheu ligjin në Kuvend për rishqyrtim, pas kërkesës së vetë PDK-së.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.