KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Deponia në Sferkë të Pejës në zjarr, Bajrami: Ku është shteti?

Deponia në Sferkë të Pejës në zjarr, Bajrami: Ku është shteti?

Deputetja e zgjedhur nga LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video nga deponia në Sferkë të Pejës, e cila u përfshi nga zjarri disa ditë më parë

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami tha se mbrëmjen e së shtunës ka vizituar deponinë për të parë nga afër masat që, sipas saj, janë ndërmarrë nga institucionet përgjegjëse.

“Sonte në ora 21:21 erdha te deponia për të parë masat që ka ndërmarrë ministria. Gjendja është ajo që shihet në video. Ku është shteti? A e dini se mijëra banorë të kësaj ane tash e katër ditë nuk guxojnë të dalin jashtë e as t’i hapin dritaret për shkak të tymit toksik nga deponia? Të veprohet menjëherë, s’ka kohë për arsyetime. Të shuhet zjarri dhe të mbyllet deponia. Stop kësaj katastrofe ekologjike!”, ka shkruar Bajrami.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.