KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dega e Vetëvendosjes në Prishtinë reagon për arrestimin e zyrtarëve komunalë

Dega e Vetëvendosjes në Prishtinë reagon për arrestimin e zyrtarëve komunalë

Lëvizja Vetëvendosje – dega në Prishtinë ka përshëndetur veprimet e Policisë së Kosovës dhe të Prokurorisë kompetente lidhur me aksionin e zhvilluar sot në Komunën e Prishtinës, ku tre zyrtarë komunalë janë kapur në flagrancë nën dyshimin për marrje ryshfeti.

Në një reagim publik, kjo qendër e VV-së ka vlerësuar se rasti në fjalë nuk është i izoluar, por, sipas saj, pasqyrë e një gjendjeje të rëndë të keqqeverisjes dhe abuzimit institucional.

“Jemi të bindur se ky rast nuk është i izoluar, por pasqyrë e një gjendjeje të rëndë të keqqeverisjes, keqpërdorimit dhe abuzimit institucional. Prej vitesh kemi sinjalizuar dhe denoncuar raste të shumta të dyshimta, të cilat tash po konfirmohen përmes veprimeve konkrete hetimore”, thuhet në reagimin e VV-së.

Më tej, Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka theksuar se krimi dhe korrupsioni, sipas saj, janë të rrënjosura thellë në Komunën e Prishtinës, si pasojë e një qeverisjeje të papërgjegjshme dhe mungesës së llogaridhënies.

“Krimi dhe korrupsioni në Komunën e Prishtinës janë të rrënjosura thellë, duke dëmtuar seriozisht funksionimin e institucionit komunal, besimin e qytetarëve dhe zhvillimin normal të kryeqytetit”, theksohet më tej.

VV Qendra Prishtinë ka kërkuar zbardhjen e plotë të rastit, ndjekjen penale të të gjithë personave të përfshirë, pavarësisht pozitës së tyre, si dhe hetimin e rasteve të tjera për të cilat, sipas saj, ekzistojnë dyshime serioze dhe denoncime të dokumentuara.

“Komuna e Prishtinës nuk mund dhe nuk duhet të vazhdojë të funksionojë si strehë e korrupsionit dhe papërgjegjësisë. Koha e pandëshkueshmërisë duhet të përfundojë. Prishtina meriton qeverisje të ndershme dhe transparente, qytetarët e Prishtinës meritojnë drejtësi”, përfundon reagimi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.