KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Deçani përfiton 2.3 milionë euro për banim social

Deçani përfiton 2.3 milionë euro për banim social

Komuna e Deçanit ka nënshkruar Marrëveshjen e Grantit në kuadër të Projektit të Banimit Social Adekuat (PBSA), përmes së cilës synohet përmirësimi i kushteve të banimit për familjet në nevojë.

Sipas njoftimit të Komunës së Deçanit, kryetari Bashkim Ramosaj ka pritur në takim ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli Dalipi, me të cilën edhe është nënshkruar marrëveshja.

Përmes kësaj marrëveshjeje, Komuna e Deçanit do të përfitojë financim deri në 2.375 milionë euro.

Komuna ka bërë të ditur se investimi do të përfshijë ndërtimin e njësive të reja të banimit social, renovimin e shtëpive për familjet në nevojë, si dhe rindërtimin e shtëpive për familjet e cenueshme.

“Përmes kësaj marrëveshjeje, Komuna e Deçanit përfiton financim deri në 2.375 milionë euro, i cili do të shërbejë për përmirësimin e kushteve të banimit për familjet më të cenueshme”, thuhet në njoftimin e komunës.

Sipas komunës, projekti paraqet një mbështetje për familjet në nevojë dhe synon përmirësimin e mirëqenies dhe kushteve të jetesës së tyre.

Komuna e Deçanit ka falënderuar Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar për komunën dhe qytetarët e saj. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.