KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Befasi me Vinicius në ekipin titullar të Realit sonte

Befasi me Vinicius në ekipin titullar të Realit sonte

José Mourinho ka marrë një vendim të papritur për ndeshjen ndaj Celtas, duke e lënë Vinicius Junior në bankën rezervë. Pavarësisht se braziliani realizoi pesë gola gjatë angazhimeve me Kombëtaren e Brazilit në ndeshjet e fundit, ai nuk do të jetë titullar në takimin e sotëm në “Santiago Bernabeu”.

Trajneri portugez ka vendosur t’i qëndrojë besnik formacionit që i ka sjellë rezultate në ndeshjet e fundit. Në krahun e majtë të sulmit do të luajë Yan Diomande, ndërsa Arda Güler do të pozicionohet në të djathtë dhe Kylian Mbappe do të ketë rol më qendror në fazën ofensive.

Vinicius rikthehet në dispozicion të Real Madridit pasi e ka vuajtur pezullimin prej katër ndeshjesh në La Liga, por do të duhet të presë rastin e tij nga banka rezervë. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.