KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Debati televiziv në Armeni përfundon me grushte mes dy të ftuarve

Debati televiziv në Armeni përfundon me grushte mes dy të ftuarve

Një debat politik në televizionin publik të Armenisë ka përfunduar me përleshje fizike mes dy të ftuarve, pas një shkëmbimi të ashpër fyerjesh dhe akuzash në studio.

Në incident janë përfshirë gazetari Boris Murazi, i cili mbështet opozitën, dhe analisti politik Harutyun Mkrtchyan, i njohur për qëndrimet në përkrahje të qeverisë së kryeministrit Nikol Pashinyan.

Përplasja ndodhi gjatë emisionit “Debati i Madh”, ku po diskutohej axhenda politike e opozitës së bashkuar.

Situata u tensionua pasi Mkrtchyan vuri në pikëpyetje integritetin e gazetarit dhe përdori fyerje të rënda ndaj tij. Pas shkëmbimit të fjalëve, Murazi u ngrit nga vendi dhe e goditi me grusht analistin, duke bërë që të dy të përfshiheshin në përleshje fizike.

Drejtuesit e emisionit dhe pjesëtarët e sigurisë ndërhynë për t’i ndarë.

Ajo që nxiti reagime të shumta ishte fakti se televizioni publik armen transmetoi të gjithë incidentin pa censurë, ndonëse emisioni ishte i regjistruar dhe jo drejtpërdrejt.

Komisioni për Televizionin dhe Radion në Armeni kritikoi transmetuesin publik, duke e cilësuar të papranueshëm transmetimin e dhunës fizike dhe fyerjeve të rënda.

Sipas Komisionit, televizioni publik ka përgjegjësi që të mos normalizojë dhunën, veçanërisht kur materiali mund të redaktohet para transmetimit.

Ngjarja ka nxitur debat për nivelin e tensioneve politike në Armeni dhe mënyrën se si ato po reflektohen edhe në studiot televizive. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.