Close Menu
    What's Hot

    Përfundoi aplikimi në konkursin për zgjedhjen e udhëheqësisë në KSHZ

    December 18, 2025

    Ndërpritet përkohësisht transmetimi i Festivalit të Këngës, shkaku i defekteve teknike – Gala Dragot rikthehet në skenë për të performuar për herë të dytë

    December 18, 2025

    Rukiqi publikon shifra: Kosova është në nevojë për investime

    December 18, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Përfundoi aplikimi në konkursin për zgjedhjen e udhëheqësisë në KSHZ
    • Ndërpritet përkohësisht transmetimi i Festivalit të Këngës, shkaku i defekteve teknike – Gala Dragot rikthehet në skenë për të performuar për herë të dytë
    • Rukiqi publikon shifra: Kosova është në nevojë për investime
    • Arabia Saudite dhe Emiratet në prag të një ‘proxy’ lufte
    • Pal Lekaj: Reka e Keqe dëshmoi fuqinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës
    • Napoli triumfon ndaj Milanit në gjysmëfinale të Superkupës së Italisë
    • Shpëtohen një luan dhe një ari në Shqipëri, strehohen në Gjermani
    • Uran Ismaili: Bedri Hamza është politikan i dëshmuar, çfarë ka premtuar e ka realizuar
    • Demos
    • Politics
    • Money
    • Buy Now
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Thursday, December 18
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home»Kqz

    ​Debate në KQZ për votimin e të akuzuarve në Hagë, përplasen LVV-PDK

    korrektpressBy korrektpressDecember 18, 2025 Kqz 5 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Votimi i ish-krerëve të UÇK-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, ka ngjallur diskutime në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

    Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi propozoi një qendër të veçantë votimi për katërshen e UÇK-së dhe të tjerët të cilët po gjykohen në Hagë, raporton KosovaPress.

    “Ajo që i mungon këtij dokumenti është edhe një qendër e re që duhet të hapet, që duhet të trajtohet si qendër e veçantë e që është e votimit në formën, modalitet që duhet të parashihet për qytetarët tanë që mbahen padrejtësisht në Hagë, kur them në Hagë them për Gjykatën në fjalë. Andaj propozimi im është që të futet edhe kjo pikë si pikë e votimit si vendvotim, sepse aty janë gjithashtu personat në fjalë që e dimë se cilët janë. Edhe me sa e di unë keni vë komunikim me autoritetet atje edhe që mos të kemi nevojë që të kthehemi sërish dhe të diskutojmë këtë çështje, ta zgjidhim bashkë me këto qendra, modalitetin e dytë”, u shpreh ai.

    Por, një gjë të tillë e ka kundërshtuar anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së, Arianit Elshani.

    “Konsideroj që nuk ka nevojë për hapje të votimit, sepse hyjnë në kategorinë e votimit të personave me nevoja të veçanta. Kështu janë komunikimet zyrtare që kanë qenë, kryetari mund të na i sqarojë më mirë këtë pjesë, që na i kanë dhënë edhe gjatë muajit shkurt, për zgjedhjet e shkurtit”, shtoi Elshani.

    Diskutimi mes Krasniqit e Elshanit ka shkuar edhe më tej, ku anëtari i LVV-së tha se nuk është e rregulluar çështja e votimit në Hagë.

    “Nuk është e rregulluar, nuk është mirë të gënjesh publikisht. Veç pak se po shpif publikisht, veç pak duro, zotëri! Je qëllimisht duke shpifur! Nuk ka! Absolutisht! Është votim jashtë vendit. Ti nuk je duke i shkuar çështjes deri në fund, por po mundohesh të nxjerrësh dikë që t’ia mundësosh e dikujt që të mos ia mundësosh”, u shpreh ai.

    Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është bërë edhe plotësim ndryshimi i vendimit të KQZ-së, ku procesi zgjedhor jashtë Kosovës do të organizohet në 16 ambasada dhe 13 konsullata të Republikës së Kosovës që janë të vendosura në 18 shtete të ndryshme.

    Po ashtu, në mbledhjen e sotme është prezantuar raporti lidhur me procesin përgatitor të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit.

    Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala, ka njoftuar se sa është numri i pakove me fletëvotime që janë dorëzuar te votuesit jashtë vendit.

    “Lidhur me votimin jashtë vendit ju njoftojmë që KQZ me datën 12.12.2025 ka pranuar fletëvotimet nga operatori ekonomik dhe në po të njëjtën datë ka filluar vendosja e tyre nëpër zarfet tregues. Ky proces ka përfunduar me 13.12.2025. Dhe të gjitha zarfet janë dërguar në hapësirën qendrore të operatorit ekonomik dhe në përcjellje të Policisë së Kosovës. Më datën 14.12.2025, 57 mijë e 829 pako me fletëvotime janë nisur në qendrat e DHL për në aeroportin e Shkupit, ku janë përgatitur pakot me qëllim të nisjes së tyre tutje. Më datën 15.12.2025, këto pako janë dërguar në Gjermani dhe më datën 16.12.2025 ka filluar shpërndarja e tyre. Sipas raportit të DHL të pranuar dje më 17.12.2025, në orën 23:00, rezulton se nga 57 mijë e 829 dërgesa në total, 50 mijë e 611 janë dorëzuar me sukses te votuesit ose 88 për qind të dërgesave të cilat votuesit i kanë pranuar. 90 për qind e dërgesave janë dorëzuar te votuesit në Evropë, ndërsa 51 për qind te votuesit jashtë Evropës”, deklaroi ai.

    Po ashtu, në këtë mbledhje u bë e ditur se janë përgatitur të gjitha materialet zgjedhore për të mundësuar votimin në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, më 27 dhjetor 2025.

    “Sot ju njoftojmë që ka filluar përgatitja për përgatitjen e materialeve zgjedhore me qëllim të votimit në përfaqësi diplomatike të krijuara si qendra të votimit. Këto materiale do të nisen sot përmes DHL në përfaqësi diplomati, të cilat KQZ i ka krijuar si qendra të votimit”, ka thënë ai.

    Në mbledhjen e KQZ-së, Buzhala ka njoftuar se nga dita e shtunë (20 dhjetor), planifikohet të fillojë trajnimi i këshillave të vendvotimeve.

    Anëtari nga Lëvizja Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi ka shprehur kritikat e tij për informimin në proces të votimit përmes postës. Ai ka njoftuar dorëheqjen e tij nga Këshilli për Informim në kuadër të KQZ-së.

    “Shqetësimi im ka të bëj me mungesën e informimit edhe të vonë edhe tërësisht të pamjaftueshëm sa i përket procesit të votimit përmes postës. Institucioni ynë deri më tani kur po flasim i ka vetëm dy njoftime që janë njoftime me shabllone, pa video… Jemi shumë keq radhazi që sa kohë sa i përket sferës së informimit dhe mendoj që ka ardhur koha që duhet të ndërmerren veprime në këtë drejtim. Më brengos shumë, një neglizhencë që është edhe pa një reflektim. Një koleg i imi është tërhequr edhe prej Këshillit për Informim edhe ndoshta edhe në shenjë proteste, jam pothuajse në këtë pjesë i gatshëm të tërhiqem, edhe bile po deklaroj tërheqjen time nga Këshilli për Informim, unë nuk marrë pjesë më në këtë këshill derisa sekretariati dhe ne si institucion të ndërmarrim veprime të cilat sigurojnë që në momentin kur fillon një proces produktet e informimit janë të gatshme”, tha Krasniqi.

    Në mbledhjen e sotme është bërë akreditimi edhe i grupit të dytë me 303 vëzhgues për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

    Në mbledhjen e kaluar, KQZ ka akredituar grupin e parë me 283 vëzhgues, ku numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar deri më tani është mbi 580 vëzhgues.

    Këta vëzhgues përfaqësojnë organizata jo-qeveritare vendore, organizata ndërkombëtare, media vendore/ndërkombëtare, institucione shtetërore dhe përfaqësi diplomatike.

    TË TJERA

    Rukiqi publikon shifra: Kosova është në nevojë për investime

    Pal Lekaj: Reka e Keqe dëshmoi fuqinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

    Uran Ismaili: Bedri Hamza është politikan i dëshmuar, çfarë ka premtuar e ka realizuar

    Haliti bën thirrje për mobilizim: Si dikur rreth UÇK-së, sot për fitoren e PDK-së

    Meda shpreh mbështetje për kandidatin e AAK-së, Lahi Brahimaj

    Hamza: Rruga është e qartë edhe për qytetarët e Vushtrrisë, bashkë dhe përpara

    Prioritetet e Arben Gegës: Leje të dixhitalizuara, më shumë siguri për punëtorët dhe fleta poseduese pa vonesa

    LEXO GJITHASHTU

    Përfundoi aplikimi në konkursin për zgjedhjen e udhëheqësisë në KSHZ

    December 18, 2025

    Ndërpritet përkohësisht transmetimi i Festivalit të Këngës, shkaku i defekteve teknike – Gala Dragot rikthehet në skenë për të performuar për herë të dytë

    December 18, 2025

    Rukiqi publikon shifra: Kosova është në nevojë për investime

    December 18, 2025

    Arabia Saudite dhe Emiratet në prag të një ‘proxy’ lufte

    December 18, 2025
    TË TJERA

    Pal Lekaj: Reka e Keqe dëshmoi fuqinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

    December 18, 2025

    Napoli triumfon ndaj Milanit në gjysmëfinale të Superkupës së Italisë

    December 18, 2025

    Shpëtohen një luan dhe një ari në Shqipëri, strehohen në Gjermani

    December 18, 2025
    Facebook X (Twitter) Pinterest Vimeo WhatsApp TikTok Instagram

    News

    • World
    • US Politics
    • EU Politics
    • Business
    • Opinions
    • Connections
    • Science

    Company

    • Information
    • Advertising
    • Classified Ads
    • Contact Info
    • Do Not Sell Data
    • GDPR Policy
    • Media Kits

    Services

    • Subscriptions
    • Customer Support
    • Bulk Packages
    • Newsletters
    • Sponsored News
    • Work With Us

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.