Frenkie de Jong ka pranuar se Barcelona nuk ishte në nivelin e duhur në humbjen 1-2 ndaj Real Madridit në “El Clasico”.
“Jam shumë i zhgënjyer. Është mirë të rikthehesh në fushë, por humbja e ‘El Clasicos’ në shtëpi dhemb gjithmonë”, deklaroi holandezi.
Mesfushori pranoi se Reali bëri diferencën falë cilësisë dhe shpejtësisë në sulm.
“Ata kanë lojtarë me shpejtësi të madhe dhe cilësi të lartë. Mund të të ndëshkojnë me këto aftësi dhe pikërisht këtë bënë”, u shpreh De Jong.
Megjithatë, ai kërkoi qetësi, duke theksuar se sezoni është ende i gjatë dhe Barcelona mund të mësojë nga këto humbje.
De Jong, i rikthyer pas problemeve me lëndimet, synon tashmë të fitojë më shumë minuta dhe të rikthehet në formacionin titullar. /Zëri

