KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Peshk gjigant 2,92 metra kapet në Poloni nga një peshkatar gjerman

Peshk gjigant 2,92 metra kapet në Poloni nga një peshkatar gjerman

Oliver Schafer, nga rajoni i Eifelit në Gjermani, së bashku me partnerin e tij të peshkimit, arritën të kapin një mustak të gjatë 2,92 metra gjatë një turneu në Poloni. Peshku është tashmë i njohur mes peshkatarëve.

Në momentin kur Oliver Schafer, nga landi i Renanisë Veriore-Vestfalisë, ndjeu peshën në skajin tjetër të fillit të peshkimit, e kuptoi menjëherë se nuk bëhej fjalë për një peshk të zakonshëm. 34-vjeçari po merrte pjesë në një turne peshkimi për grabitqarë në qytetin polak të Rybnikut, së bashku me partnerin e tij holandez të peshkimit, Kevin Cremers.

Më 10 dhe 11 tetor, sipas gazetës BILD, në turne morën pjesë 70 ekipe me rreth 150 peshkatarë nga e gjithë Evropa. Schäfer dhe Cremers kishin udhëtuar posaçërisht për këtë aktivitet. Siç i tha Schäfer gazetës, ata përdorën një kallam të posaçëm peshkimi, të projektuar për kapjen e mustakëve të mëdhenj, si dhe një karrem artificial prej materiali të butë plastik.

Ai e kuptoi se sa i madh ishte peshku vetëm kur ai doli për herë të parë në sipërfaqen e ujit. Përpjekja për ta nxjerrë zgjati më shumë se 30 minuta. Cremers e mbajti varkën në drejtimin e duhur përballë erës, ndërsa Schäfer u përqendrua te peshkimi dhe luftoi për ta nxjerrë mustakun.

Në breg, juria e turneut mati peshkun dhe konstatoi se ai ishte 292 centimetra i gjatë. Më pas, mustaku u rikthye në liqen, në përputhje me rregullat e garës.

Schafer i tha gazetës BILD se peshqit transportohen deri në breg mbi një pëlhurë të posaçme, në mënyrë që të mos dëmtohet shtresa mbrojtëse e mukusit që mbulon trupin e tyre.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.