KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dardan Cena renditet i pesti në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Dardan Cena renditet i pesti në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Xhudisti kosovar Dardan Cena ka përfunduar në vendin e pestë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke qenë vetëm një luftë larg medaljes së bronztë.

Cena e nisi garën me fitore ndaj spanjollit Jose Maria Mendiola Izquieta, të cilin e mposhti me Yuko në xhiron e parë.

Në çerekfinale, kosovari u përball me Mihajlo Simin, ndaj të cilit pësoi humbje me Yuko, duke u detyruar të vazhdonte garën përmes repasazhit.

Në luftën e parë të repasazhit, Cena reagoi fuqishëm dhe mposhti qipriotin Odysseas Georgakis, duke realizuar një Waza-ari dhe dy Yuko.

Kosovari vazhdoi me paraqitje të mirë edhe në luftën e dytë të repasazhit, ku triumfoi me Ippon ndaj boshnjakut Mustafa Hebib, duke siguruar kështu luftën për medaljen e bronztë.

Në duelin vendimtar për podium, Cena u përball me turkun Vedat Albayrak, por pësoi humbje me Ippon.

Kështu, Dardan Cena e mbylli garën në vendin e pestë, pas një rrugëtimi me tri fitore dhe dy humbje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.