KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

DAP: Mund të skanoni, sistemi “TVSH-ja Ime” është i disponueshëm për përdoruesit

DAP: Mund të skanoni, sistemi “TVSH-ja Ime” është i disponueshëm për përdoruesit

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) njoftoi sot se problemi është zgjidhur plotësisht dhe se aplikacioni është përsëri i disponueshëm dhe funksional për të gjithë përdoruesit.

“Aplikacioni “TVSH-ja Ime”, i cili përdoret nga qindra mijëra qytetarë për të marrë një rimbursim të një pjese të parave të shpenzuara për tatimin mbi vlerën e shtuar në tregti, ishte bllokuar plotësisht për pesë ditë, domethënë nuk funksiononte.

Siç thonë nga DAP, ndërprerja në funksionimin e aplikacionit ndodhi për shkak të “rregullimeve teknike dhe një përmirësimi të nevojshëm të të gjithë sistemit”.

Pas përfundimit të këtyre proceseve, sistemi është përsëri aktiv dhe i disponueshëm për përdoruesit e sistemeve operative “Android” dhe “iOS””, thonë nga DAP./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.