KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Dalipi mes Shqipërisë dhe Kosovës, refuzon Zvicrën

Dalipi mes Shqipërisë dhe Kosovës, refuzon Zvicrën

Një tjetër futbollist i talentuar me prejardhje shqiptare mund të mos e përfaqësojë më Zvicrën në arenën ndërkombëtare. Bëhet fjalë për 20-vjeçarin Lutfi Dalipi, i cili, sipas raportimeve të mediumit zviceran “Blick”, ka vendosur të mos luajë për përfaqësuesen “helvetike”, duke synuar që në të ardhmen të përfaqësojë Kosovën ose Shqipërinë.

Dalipi po kalon një periudhë shumë të mirë te FC Vaduz, ku është i huazuar nga Young Boys-i. Mesfushori kreativ ka regjistruar pesë gola dhe nëntë asistime, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij, shkruan Indeksonline

Sipas raportimit, 20-vjeçari dëshiron të luajë për njërën nga dy përfaqësueset shqiptare, ndërsa thuhet se vendimi i tij lidhet edhe me një premtim që ia kishte bërë gjyshit, se një ditë do të përfaqësonte Kosovën ose Shqipërinë.

❌🇨🇭DALIPI HAS TURNED DOWN SWITZERLAND!

🇦🇱🇽🇰 HE WANTS TO PLAY FOR KOSOVO OR ALBANIA – THAT IS WHAT HE PROMISED HIS GRANDFATHER. pic.twitter.com/g3ZXXqH9WM

— XI Scout 🇦🇱 (@FootballAlbXI) November 5, 2026

Për talentin e tij ka folur edhe përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, gjatë publikimit të listës së futbollistëve të ftuar.

“Është një lojtar i ri dhe interesant, i cili ka tërhequr vëmendjen me statistikat e tij. Megjithatë, përderisa kemi kaq shumë lojtarë në dispozicion në mesfushën qendrore, do të jetë e vështirë për të që të depërtojë në këtë skuadër”, ka deklaruar Yakin.

Trajneri zviceran ka shtuar se nuk mund t’i lënë jashtë futbollistët e afirmuar vetëm për të mbajtur në skuadër një lojtar të ri me shtetësi të dyfishtë.

Ndërkohë, vendimi i Dalipit mund të shpjegojë edhe mungesën e tij në grumbullimin e fundit të Zvicrës U21, të drejtuar nga Alex Frei.

Pas Leon Avdullahut dhe Albian Hajdarit, Dalipi mund të jetë emri i radhës që zgjedh të ardhmen ndërkombëtare larg Zvicrës. Mbetet të shihet nëse destinacioni i tij përfundimtar do të jetë Kosova apo Shqipëria./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.