KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Dalin pamjet e Hysni Mehanit nga spitali në Mitrovicë, Dugolli i bën thirrje PDK-së që ta dënojnë sulmin fizik në Skenderaj

Dalin pamjet e Hysni Mehanit nga spitali në Mitrovicë, Dugolli i bën thirrje PDK-së që ta dënojnë sulmin fizik në Skenderaj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli me bashkëpartiakët e tij ka vizituar kryetarin e degës së LVV-së të Skenderajt, Hysni Mehani i cili pretendon se është nga kryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku.

Dugolli përmes një postimi në rrjetin social në Facebook i ka bërë thirrje Lushtakur që me sulme fizike nuk do ta ndalojnë Hysniun dhe LVV-në.

“Në Spitalin e Mitrovicës vizituam aktivistin tonë dhe zëvendësministrin, Hysni Mehani. Personeli mjekësor po kujdeset për gjendjen e tij shëndetësore dhe u jemi mirënjohës për profesionalizmin e treguar. Sami Lushtaku, ta kesh të qartë: me sulme fizike, presione dhe metoda banditeske nuk do ta ndalni kurrë Hysniun dhe as Lëvizjën Vetëvendosje. Dhuna është arma e atyre që nuk kanë argumente politike dhe që përpiqen të mbjellin frikë te qytetarët dhe aktivistët politik përmes sulmeve fizike, kërcënimeve dhe presionit”, ka shkruar Dugolli.

Ai tha se e dënon fuqishëm dhunën, kërcënimet dhe sulmet fizike si instrument të frikësimit politik.

“Askush nuk mund ta ndalë vullnetin qytetar për ndryshim me dhunë, presion apo banda politike. Ftojmë Partinë Demokratike të Kosovës që, nëse kanë sadopak guxim politik e njerëzor, ta dënojnë qartë dhe pa asnjë hezitim këtë sulm të papranueshëm”, ka shkruar Dugolli.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.