KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Cyrihu vendos kufizime të reja për qiradhënien afatshkurtër të banesave për turistët

Cyrihu vendos kufizime të reja për qiradhënien afatshkurtër të banesave për turistët

Qyteti i Cyrihut në Zvicër ka vendosur kufizime të reja për dhënien me qira të banesave për periudha të shkurtra për turistët, në përpjekje për të lehtësuar krizën e strehimit dhe për të siguruar më shumë banesa për banorët vendas.

Që nga 1 shtatori, qiradhënia e rregullt turistike në zonat e banimit është ndaluar në rastet kur prona jepet me qira si veprimtari tregtare. Pronarët që dëshirojnë të vazhdojnë të japin me qira banesa përmes platformave si Airbnb, kur bëhet fjalë për banesa të përdorura për qëllime tregtare ose banesa të dyta, duhet të aplikojnë për leje zyrtare ndërtimi, raporton 24heures.

Qëllimi i autoriteteve është të kufizojnë përdorimin e banesave për turizëm dhe të bëjnë më shumë prej tyre të disponueshme për banorët që kërkojnë strehim me çmime të përballueshme.

Nga 5.300 banesa të mobiluara të regjistruara në Cyrih vitin e kaluar, qyteti vlerëson se gati gjysma preken nga kufizimet e reja.

Pesë inspektorë të rinj dhe mbi 330 ankesa

Për të zbatuar rregullat e reja, qyteti ka miratuar punësimin e pesë inspektorëve me orar të plotë, të cilët do të kontrollojnë respektimin e kufizimeve.

Kjo masë do t’i kushtojë buxhetit të qytetit rreth 650.000 franga në vit, transmeton Telegrafi. Ndërkohë, që nga hyrja në fuqi e kufizimeve të pjesshme, janë paraqitur më shumë se 330 ankesa.

Airbnb kundërshton efektivitetin e kufizimeve

Platforma Airbnb kundërshton idenë se qiradhëniet për turistët janë një shkak kryesor i rritjes së çmimeve të banesave.

Në një përgjigje për mediat, dega zvicerane e kompanisë iu referua një raporti të publikuar nga vetë Airbnb në vitin 2025, sipas të cilit banesat e rezervuara për të paktën 90 net në vit përbëjnë vetëm 0,14 për qind të numrit të përgjithshëm të banesave në Zvicër. Sipas kompanisë, kjo përqindje është dukshëm më e lartë në Cyrih.

Airbnb thekson gjithashtu se shumica e personave që ofrojnë banesa në platformë janë individë privatë, të cilët e japin me qira herë pas here banesën e tyre kryesore.

Si argument kundër kufizimeve, kompania përmend edhe Barcelonën dhe Amsterdamin, ku, sipas saj, çmimet e qirave kanë vazhduar të rriten ndjeshëm edhe pas vendosjes së kufizimeve të rrepta për qiradhëniet turistike.

Debati në Cyrih mbetet i përqendruar te mënyra se si mund të mbrohet mundësia e banorëve për të gjetur banesa me çmime të përballueshme, pa kufizuar në mënyrë të tepruar mundësinë e pronarëve për t’i dhënë ato me qira./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.