KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Cristiano Ronaldo gjen golin e parë – Portugalia në epërsi

Cristiano Ronaldo gjen golin e parë – Portugalia në epërsi

Cristiano Ronaldo ka gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen e dytë të Portugalisë në Kupën e Botës 2026, duke i dhënë avantazhin e hershëm skuadrës së Roberto Martinez ndaj Uzbekistanit.

Ylli portugez realizoi në minutën e 6-të, pas një aksioni të shkëlqyer të ndërtuar nga Joao Cancelo.

Mbrojtësi depërtoi në krah dhe shërbeu në mënyrë perfekte për Ronaldon, i cili nuk gaboi përballë portierit Abduvakhid Nematov, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të djathtë për rezultatin 1-0.

Goli i 41-vjeçarit i dha Portugalisë fillimin ideal në sfidën e vlefshme për fazën e grupeve, ndërsa Ronaldo vazhdon të dëshmojë se mbetet vendimtar edhe në skenën më të madhe të futbollit botëror.

Kapiteni portugez po luan në një tjetër turne historik me kombëtaren dhe synon të udhëheqë Portugalinë drejt fazës me eliminim direkt të Kupës së Botës 2026. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.