Antonio Conte beson se një ditë do të rikthehet në stolin e Juventusit, duke theksuar se kapitulli i tij me klubin bardhezi nuk është mbyllur ende.
“E di që kam lënë diçka pas dhe besoj se herët apo vonë cikli im me Juventusin do të mbyllet”, deklaroi Conte në një intervistë për “Cronache di Spogliatoio”.
Strategu italian zbuloi se në të kaluarën kanë ekzistuar mundësi për rikthim, por kushtet nuk janë përputhur.
Kujtojmë se Conte ka fituar tri tituj radhazi të Serie A me Juventusin, duke lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e klubit.
/GazetaBlic Sport/
Burimi: gazetablic.com ↗

