KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Clark “shpërthen” ndaj Speciales: Mjaft më, Gjykata të kthejë Thaçin dhe të tjerët në Kosovë

Clark “shpërthen” ndaj Speciales: Mjaft më, Gjykata të kthejë Thaçin dhe të tjerët në Kosovë

Ish-gjenerali Wesley Clark, ka kërkuar që Hashim Thaçi dhe të tjerët të kthehen sa më shpejt në Kosovë.

Ai tha se Europa duhet të respektojë popullin e Kosovës, ndërsa theksoi se, sipas tij, Hashim Thaçi është “viktimë” e një procesi të gabuar.

“Europa duhet të respektojë popullin e Kosovës, që luftuan për parimet. Millosheviçi ka qenë përgjegjës. Ai ishte një person që donte të promovonte spastrimin etnik. Hashim Thaçi është viktimë dhe kjo është gabim”, u shpreh Clark.

Ish-gjenerali amerikan tha gjithashtu se kishte kërkuar prova lidhur me akuzat ndaj Thaçit, por sipas tij, nuk kishte parë prova të tilla.

Clark iu referua edhe periudhës së luftës në Kosovë, duke theksuar se në atë kohë, sipas tij, kishte prova për veprime vrastare të Ish-Jugosllavisë dhe se autoritetet kishin ndërmarrë hapa ndaj personave të dyshuar për krime lufte.

Ai theksoi se Tribunali i Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi ishte më i drejtë se Gjykata Speciale, pasi sipas tij, vendimet e saj bazoheshin në prova reale.

“Europa duhet të respektojë popullin e Kosovës, që luftuan për parimet. Millosheviçi ka qenë përgjegjës. Ai ishte një person që donte të promovonte spastrimin etnik. Hashim Thaçi është viktimë dhe kjo është gabim. Unë kam kërkuar provat, dhe nuk kishte prova. Të paktën në dijeninë time.

Mendoj se ishte, sepse në atë kohë kishte prova të vërteta për veprimet e gabuara që u bënë. Ne parashtruan informacione në atë kohë. Arrestuan disa kriminelë lufte. Mendoj se gjykata ka marrë fund. Le të rikthejmë Hashim Thaçin dhe të tjerët në Kosovë, dhe të kthehen në jetën e tyre. Të ecim përpara. Hashim Thaçi ka kaluar 5 vite në paraburgim. Mjaft me kaq“, tha ai.

I pyetur nëse do ishte gati për të dëshmuar në Apel në favor të ish-krerëve të UÇK-së, ish-gjenerali dha këtë përgjigje:

“Do e vlerësoja shumë nëse do më ftonin për të shpjeguar se çfarë ndodhi“, tha ai./Tv Klan

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.