“Ku shihemi?”
Tash përgjigjja mund të jetë shumë e thjeshtë: Shihemi në Shell.
Sepse një ndalesë gjatë ditës nuk bëhet gjithmonë vetëm kur ndizet drita e karburantit. Ndonjëherë të duhet një kafe para punës, diçka për të ngrënë gjatë rrugës ose thjesht disa minuta pushim para se të vazhdosh.
Pikërisht këtë sjell edhe fushata “Shihemi në Shell” – një ndalesë për karburant, kafe, ushqim dhe pak pushim.
Erdhe për karburant? Mund të rrish edhe për kafe
Në pikat e modernizuara të Shell Kosova, përvoja nis me karburantin, por vazhdon edhe brenda.
Shell Café sjell hapësira ku mund të ulesh, ta pish kafen pa nxitim, të marrësh diçka të shpejtë për të ngrënë apo një ëmbëlsirë për rrugë.
Mund të jetë ndalesa para një dite të ngarkuar, pushimi gjatë një udhëtimi të gjatë apo ajo kafe që të duhet pasi trafiku ta ka zgjatur rrugën më shumë seç e kishe planifikuar.
Pra, kur dikush pyet “ku shihemi?”, Shell po mundohet ta bëjë përgjigjen gjithnjë e më të natyrshme.
FuelSave, V-Power apo Racing? Zgjedh sipas rrugës tënde
Natyrisht, në qendër të Shell mbeten edhe karburantet.
Për lëvizjet e përditshme në qytet dhe vozitjen ku efikasiteti ka rëndësi, Shell FuelSave është zhvilluar për të ndihmuar në reduktimin e fërkimit në pjesët kritike të motorit dhe shfrytëzimin më të mirë të karburantit.
Për ata që kërkojnë performancë më të lartë dhe kujdes shtesë për motorin, është Shell V-Power, linja premium e zhvilluar me teknologji që ndihmon në pastrimin e depozitave që mund të ndikojnë në performancën e motorit. Shell V-Power është gjithashtu karburant i bashkëzhvilluar dhe rekomanduar nga Ferrari.
Ndërsa për veturat sportive dhe kërkesat më të larta për performancë, oferta plotësohet me Shell Racing, me deri në 100 oktanë.
Me pak fjalë: ti e di ku po shkon, Shell ta jep mundësinë ta zgjedhësh çka të duhet për rrugën.
Stacionet po ndryshojnë, ideja është e thjeshtë
Koncepti i ri është pjesë e standardit Gjenerata 5 të Shell, i implementuar deri tani në mbi 13 pika.
Stacionet kanë marrë një pamje më bashkëkohore, organizim më praktik dhe hapësira të krijuara që ndalesa të jetë më e rehatshme.
Këto investime vijnë pas kalimit të rrjetit Shell Kosova nën pronësinë e grupit investitor që posedon edhe Interex, IP Petrol dhe American Retail Park, Darty së bashku me planin për zhvillimin dhe modernizimin e mëtejshëm të rrjetit.
Dhe ndryshimi tashmë shihet në terren: karburante Shell, Shell Café, ushqim, hapësira moderne dhe mundësia për të pushuar pak para se rruga të vazhdojë.
Prandaj, herën tjetër kur je duke shkuar në punë, po nis një udhëtim, po kthehesh në shtëpi apo thjesht të duhet një kafe, e din përgjigjen.
Ku shihemi? Shihemi në Shell.
Sh’n’Sh!