KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Mund të zhduket plotësisht vitin e ardhshëm, akullnaja në Alpe nuk konsiderohet më e tillë

Mund të zhduket plotësisht vitin e ardhshëm, akullnaja në Alpe nuk konsiderohet më e tillë

Një tjetër dëshmi e ndikimit të ngrohjes globale vjen nga Alpet, ku akullnaja Schwarzmilzferner, e fundit në rajonin e Allgäut, ka humbur statusin e saj si akullnajë pas verës së nxehtë të këtij viti.

Akullnaja Schwarzmilzferner ka humbur më shumë se katër metra trashësi akulli dhe rreth gjysmën e vëllimit të saj pas temperaturave të larta gjatë verës, raportojnë media gjermane.

Sipas studiuesve, një nga kriteret kryesore për klasifikimin e një mase akulli si akullnajë është lëvizja e vazhdueshme e saj përgjatë shpatit.

Glaciologu Mayer, i cili ka monitoruar gjendjen e saj prej vitesh, paralajmëron se akulli mund të zhduket plotësisht pas verës së ardhshme.

Kjo akullanjë nuk është rasti i vetëm.

“Çdo vit disa prej akullnajave më të vogla në Alpe zhduken si pasojë e temperaturave të larta dhe humbjes së vazhdueshme të masës së akullit”, është shprehur Mayer.

Në rrezik janë edhe katër akullnajat e fundit të mbetura në Gjermani, të cilat po përballen me tkurrje të shpejtë.

Studiuesit paralajmërojnë se edhe reshjet e shumta të dëborës gjatë dimrit nuk janë më të mjaftueshme për të kompensuar humbjen e akullit, pasi temperaturat e larta gjatë verës po përshpejtojnë shkrirjen.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.