Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka folur për media.
Ajo ka thënë se në agjendën e Kuvendit të Kosovës, dy gjëra janë të rëndësisë së veçantë, procesi i Apelit dhe Këshilli i Evropës.
Çitaku ka komentuar edhe reagimin e Marta Kos për ligjin për Specialen.
“Eshtë normale që ndonjëherë me miq të kemi mospajtime, por besoj që do të kemi kohë që të bisedojmë me përfaqësuesit e BE-së dhe t’ia sqarojmë vullnetin politik të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Kosova me ligj dhe vullnet kërkon drejtësi, ne nuk po kërkojmë t’i ikim drejtësisë por po synojmë që procesin e devijuar të deformuar ta kthejmë në binare të drejtë. Kosova është partnere, partnerët diskutojnë dhe debatojnë dhe ne besojmë që në fund do t ëketë pajtueshmëri”, ka thënë ajo.
Çitaku ka thënë se ajo beson që do të kenë mjaftueshëm kohë për të ridefinuar agjendën legjislative.
“Për ne është shumë e rëndësishme diplomacia parlamentare posaçërisht në dy pika, në mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës së popullit të Kosovës për liri e shtet dhe e dyta anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës. Është e rëndësishme me aleatë të diskutojmë, ta sqarojmë me BE-në çka ky ligj kërkon sepse ai kërkon drejtësi dhe një proces të deformuar ta kthej në binarë”, ka shtuar Çitaku. /Lajmi.net/

