Mundësitë që Edon Zhegrova të qëndrojë te Juventusi nuk janë të mëdha. Futbollisti i Kosovës shpejtë mund të zyrtarizohet te ndonjë skuadër tjetër.
“Tuttomercatoweb” ka shkruar të dielën se për Zhegrovën, i cili është liruar nga grumbullimi i Kosovës për shkak të një lëndimi, janë interesuar tri klube.
Zhegrova iu bashkua Juventusit për 15 milionë euro vitin e kaluar.
“Tuttomercatoweb” ka shkruar se Zhegrova mund të jetë në mesin e lojtarëve që do të sakrifikohen nga Juventusi për t’u bërë vend ardhjeve të reja. Edhe vetë Zhegrova, sipas “Tuttomercatoweb”, ka shprehur interesim për t’u larguar te një klub ku do të kishte më shumë hapësira për lojë.
Juventusi është përballur me shumë lëndime të lojtarëve.
Pasi të kthehen nga lëndimet dhe të gjithë të jenë të gatshëm për lojë, përfshirë Kenan Yildizin, Francisco Conceicaon, Nico Gonzalezin, Kerim Alajbegoviqin, Jeremie Bogan dhe Weston McKennien, Zhegrova do të kishte konkurrencë të madhe.
Sipas këtij mediumi, të paktën tri skuadra janë interesuar për shërbimet e Zhegrovës.
Al Ittihadi i elitës së Arabisë Saudite, Monaco e elitës franceze dhe Beshiktashi, janë në mesin e skuadrave të interesuara për Zhegrovën.

