Agjencia Qendrore e Inteligjencës amerikane (CIA) është bërë institucioni më i fundit federal që është goditur nga një sulm kibernetik.
Dy burime kanë konfirmuar për Fox News se gjatë sulmit janë ekspozuar informacione të paklasifikuara në një rrjet të përdorur për analizë të inteligjencës, raporton IndeksOnline.
Një burim nga FBI-ja ka bërë të ditur se ndërhyrja kibernetike ndaj CIA-s ndodhi në të njëjtën ditë kur Byroja Federale e Hetimit u përball me një sulm të veçantë kibernetik, javën e kaluar.
Sipas The New York Times, sulmi u zbulua nga CIA dhe Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (ODNI).
Burimet e cituara nga Fox News thonë se sulmi ndaj rrjetit të CIA-s ka ndodhur pikërisht në të njëjtën ditë kur FBI-ja u hakerua.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të plota mbi autorët e sulmit apo shkallën e informacionit të ekspozuar. /IndeksOnline/
BREAKING: The CIA is the latest federal agency hit by a cyber breach, with two sources confirming to Fox News that unclassified information was exposed on a network used for intelligence analysis.
An FBI source says the intrusion occurred the same day the bureau suffered a separate cyberattack last week.
The CIA and Office of the Director of National Intelligence discovered the breach, according to The New York Times.
Sources tell Fox News the CIA cyber breach happened the exact same day the FBI was hacked last week.https://t.co/ISpW9Fc0R3
— Fox News (@FoxNews) November 24, 2026

