KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Cherki shpërthen ndaj gjyqtarit pas ndeshjes Francë – Paraguai: Nuk e dija se mund të bëje 30 ndërhyrje pa marrë karton

Cherki shpërthen ndaj gjyqtarit pas ndeshjes Francë – Paraguai: Nuk e dija se mund të bëje 30 ndërhyrje pa marrë karton

Kontestimet për gjykimin e ndeshjes mes Francës dhe Paraguajit në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës 2026 nuk kanë të ndalur.

Mesfushori francez Rayan Cherki kritikoi ashpër arbitrin uzbek Ilgiz Tantashev pas fitores minimale 1-0 të “Les Bleus”, duke shprehur habinë për mënyrën se si u drejtua takimi.

Sipas Cherkit, lojtarët e Paraguajit përdorën një lojë tepër fizike, me ndërhyrje të ashpra dhe shpesh të rrezikshme, por nuk u ndëshkuan asnjëherë me karton të verdhë.

Ndërkohë, Franca përfundoi ndeshjen me tre kartonë të verdhë.

“Ne e dinim se do të ishte një ndeshje shumë e luftuar, por për ne kishte shumë rëndësi ta fitonim një sfidë të tillë në Kupën e Botës”.

“Donim t’u tregonim të gjithëve se kombëtarja e Francës jo vetëm që di të luajë futboll të bukur, por di edhe të luftojë”, deklaroi Cherki për beIN Sports.

Në fund, ai nuk e fshehu ironinë ndaj arbitrimit:

“Nuk e dija se mund të bëje 30 ndërhyrje pa marrë karton”.

Në statistika, Paraguaji regjistroi 12 faulle. Deklarata e yllit francez pasqyron pakënaqësinë e madhe në kampin Francës, ku shumë lojtarë mbetën të zhgënjyer nga gjyqtari gjatë kësaj përballjeje. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.