Milani synon të transferojë Endrickun nga Real Madridi që në afatin kalimtar të janarit.
Kuqezinjtë janë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë euro plus bonuse për sulmuesin brazilian, i cili nuk është i kënaqur me minutat e pakta në Madrid.
E ardhmja e tij mund të lidhet edhe me Vinicius Juniorin, pasi qëndrimi i këtij të fundit te Reali mund t'ia lehtësojë Endrickut largimin. Megjithatë, operacioni mbetet i vështirë, pasi madrilenët nuk dëshirojnë ta humbin kontrollin mbi talentin brazilian.
Burimi: klankosova.tv ↗

