Aktori i njohur amerikan, Charlie Sheen dhe ish-bashkëshortja e tij, Brooke Mueller, kanë arritur një marrëveshje, duke i dhënë fund mosmarrëveshjes së gjatë ligjore për alimentacionin e papaguar.
Sipas dokumenteve gjyqësore, Sheen ka pranuar t’i paguajë Muellerit rreth 440 mijë euro, me gjysmën e shumës që duhet të shlyhet menjëherë, ndërsa pjesa tjetër deri në fillim të shtatorit.
Përveç kësaj, aktori do të paguajë edhe rreth 53 mijë euro për shpenzimet ligjore të ish-bashkëshortes.
Charlie dhe Brooke
Marrëveshja i jep fund një procesi që lidhej me detyrimet e papaguara për alimentacion nga viti 2011 e deri më sot.
Mueller kishte pretenduar se Sheen i detyrohej rreth 7.9 milionë euro për alimentacionin e papaguar, si dhe më shumë se 5.3 milionë euro kamata të grumbulluara ndër vite.
Çifti, i cili ishte i martuar nga viti 2008 deri në 2011, kanë binjakët 17-vjeçarë, Bob dhe Max.
Sipas marrëveshjes së re, secili prind do të mbulojë vetë shpenzimet për fëmijët gjatë kohës që ata qëndrojnë me të.
Charlie dhe Brooke
Martesa e tyre u karakterizua nga konflikte të shumta, probleme me kujdestarinë e fëmijëve dhe sfida personale.
Megjithatë, vitet e fundit raportet mes tyre janë përmirësuar dhe të dy kanë shprehur publikisht respekt dhe mbështetje për njëri-tjetrin. /Telegrafi/
