KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Charles Leclerc dhe gruaja e tij Alexandra presin një fëmijë: Ajo tregoi barkun e saj shtatzënë me bikini

Charles Leclerc dhe gruaja e tij Alexandra presin një fëmijë: Ajo tregoi barkun e saj shtatzënë me bikini

Alexandra Leclerc, gruaja e pilotit të Formula 1 të Ferrarit, Charles Leclerc, tërhoqi vëmendjen duke treguar barkun e saj shtatzënë gjatë pushimeve në Sardenjë.

Çifti u fotografua në jahtin e tyre me vlerë më shumë se 20 milionë dollarë. Ajo kishte veshur bikini, dhe barku i saj shtatzënë ishte në plan të parë. Të dy ende nuk kanë komentuar publikisht për faktin se së shpejti do të bëhen prindër. Reagimet pasuan në rrjetet sociale.

“Fëmija i tyre i dytë është rrugës. Fëmija i parë është qeni i tyre”, “Familje e bukur”, “U uroj vetëm lumturi”, janë disa prej tyre.

Ata u martuan në shkurt të këtij viti në një ceremoni madhështore në Monako. Charles ka folur më parë për aspiratat e tij personale.

“Kam edhe ambicie personale, siç është krijimi i një familjeje, të cilën mund ta arrij duke vazhduar të ndjek titullin e kampionit të botës”, tha ai në një intervistë me Le Journal de Femmes.

Kur u pyet nëse do të donte që djali i tij të ndiqte gjurmët e tij, ai tha se do të donte që ai të bënte diçka tjetër.

“Është tashmë e vështirë për mua të shoh vëllanë tim më të vogël, Arthurin, të garojë. As nuk guxoj ta imagjinoj të kem një fëmijë”, tha ai më parë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.