KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Çfarë shkoi keq në operacionin e sotëm për kapjen e 43-vjeçarit të rrezikshëm? Efektivët shkuan pa jelek antiplumb

Çfarë shkoi keq në operacionin e sotëm për kapjen e 43-vjeçarit të rrezikshëm? Efektivët shkuan pa jelek antiplumb

Autori i kishte shpëtuar 4 herë RENEA-s

Detaje të reja zbardhen nga krimi i rëndë në Korçë.

Sipas të dhënave, autori Violand Braçellari është parë dje në fshatin Boden duke bërë xhiro, teksa policia ka marrë informacion dhe sot kanë organizuar kapjen e tij pasi kanë pasur dijeni se nga fshati ka shkuar në stanin ku kishte bagëtitë dhe rrinte me nënën e tij.

Edhe pse i kishte shpëtuar edhe katër herë ndër vite operacioneve të RENEA, polici e Korçës nuk e ka vlerësuar siç duhet rrezikshmërinë e tij dhe kanë shkuar një numër i pakët efektivësh për ta kapur.

Burime bëjnë me dije se kanë qenë vetëm 6 policë të Shqiponjave./Top Channel

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.