KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Festa e 28 Nëntorit, shqiptarët bëhen bashkë në Selanik

Festa e 28 Nëntorit, shqiptarët bëhen bashkë në Selanik

Për nder të 28 Nëntorit, është mbajtur një ceremoni në Selanik, ku morën pjesë bashkatdhetarë, diplomatë dhe përfaqësues të autoriteteve greke.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe ambasadorja e Shqipërisë në Athinë, Luela Hajdaraga, raporton Top Channel, transmeton Klan Kosova.

“Sot ne festojmë festat tona të shenjta kombëtare. Këtë vit kemi edhe 55-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë, kështu që mendoj se ky është një jubile për të festuar jo vetëm festat tona, por edhe miqësinë e bukur midis Shqipërisë dhe Greqisë”, u shpreh Hajdaraga.

Disa përfaqësues të qeverisë dhe autoriteteve greke kanë shprehur gjithashtu urimet e tyre me rastin e festës.

“Jemi të gëzuar që ndodhemi këtu për të festuar këtë përvjetor të rëndësishëm të vendit fqinj dhe mik, Shqipërisë. Për ne është shumë e rëndësishme që të gjithë popujt fqinjë të kenë progres. Greqia është e angazhuar në mënyrë të qëndrueshme për të ndihmuar të gjithë Ballkanin në procesin e integrimit drejt BE-së”, tha Konstandinos Gjoulekas, zëvendësministër i Brendshëm i Greqisë. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.