KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Çfarë ndodhi sot dhe çka pritet nesër? – Rexha jep detaje për protestat në Shqipëri (VIDEO)

Çfarë ndodhi sot dhe çka pritet nesër? – Rexha jep detaje për protestat në Shqipëri (VIDEO)

Gazetari Xhemajl Rexha, ka raportuar në emisionin “Edicioni Special” për zhvillimet e fundit nga protesta në Shqipëri.

Sipas tij, shtatë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, përfshirë katër pjesëtarë të Policisë së Shqipërisë dhe pjesëtarë të mediave.

Rexha tha në Edicioni Special në Klan Kosova se gazetarët kanë qenë cak i sulmeve gjatë raportimit në terren, duke përmendur rastin kur një plumb gome goditi një gazetar të një mediumi shqitpar, si dhe një kolegu nga Greqia që kërkoi ndihmë mjekësore.

Ai theksoi se protestuesit janë kryesisht të mitur dhe se shumë prej tyre mbajnë maska.

Sipas tij, numri i saktë i pjesëmarrësve është vështirë të përcaktohet, pasi protestuesit organizohen në grupe të ndryshme dhe shpërndahen në lokacione të ndryshme.

Kam mësuar edhe duke folur me njerëzit që ka grupe të ndryshme që studentët merren vesh qoftë në WhatsApp, qoftë në mjete të tjera, dhe organizohen, nuk rrinë, nuk rrinë të gjithë në një vend, pra shpërndahen. Për shembull sot gjatë ditës derisa po protestonin në qendër, një pjesë e tyre u shkëput dhe shkoi e sulmoi Gjykatën e Apelit…Në fakt, kanë vënë në flakë Gjykatën e Lartë ose Gjykatën Supreme, pastaj Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Infrastrukturës dhe të tjera. Kështu që një numër nuk mund të thuhet, natyrisht që do të jenë mijëra në kuptim të asaj çfarë ndodh gjatë gjithë ditës.. Sot kanë përfunduar më herët, sepse janë shpërndarë.", ka thënë Rexha.

Sipas gazetarit, autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë pranë ndërtesës së Qeverisë, ku janë vendosur edhe forcat speciale RENEA.

Ai tha se protestuesit kanë përmendur vazhdimisht premtimin e kryeministrit Edi Rama për një bonus prej 2,500 eurosh për policët, duke e kritikuar këtë vendim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.