Një intervistë e presidentit amerikan Donald Trump për emisionin “60 Minutes” të rrjetit CBS pati disa momente interesante.
Dhe njëri prej tyre ishte kur gazetari ngriti çështje që lidhen me vdekshmërinë dhe vdekjen, duke pasur parasysh se lideri republikan u ka mbijetuar disa përpjekjeve për atentat gjatë mandatit të tij të dytë, përcjell Telegrafi.
Gjatë intervistës së të dielës, gazetari e pyeti Trumpin, 80-vjeçar, nëse mbijetesa ndaj këtyre atentateve kishte ndryshuar mënyrën se si ai e shihte vdekshmërinë e tij, përpara se t’i drejtonte një pyetje të drejtpërdrejtë: “Çfarë mendoni se ndodh kur vdisni?”.
Presidenti bëri një pauzë dhe tha: “Epo, shpresoj që t’u mungoj njerëzve”.
“Unë jam një person fetar, kështu që, në teori, shkoj në parajsë”, tha presidenti. “Kështu shpresoj. Nuk dua të shkoj në ferr”.
Më pas, gazetari e pyeti Trumpin nëse do të mund t’i falte kundërshtarët e tij politikë, me qëllim që të hynte në parajsë.
Trump u përgjigj: “Përgjigja është jo. Dua të jem i sinqertë, jo”.
“Ndoshta nuk mund ta bëj këtë, jo, sepse unë vërtet i urrej disa nga armiqtë e mi dhe do t’i urrej gjithmonë”. /Telegrafi/

