KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ceremonia e mbylljes së Botërorit: Robbie Williams, Nicole Scherzinger dhe Laura Pausini dhuruan shfaqje madhështore

Ceremonia e mbylljes së Botërorit: Robbie Williams, Nicole Scherzinger dhe Laura Pausini dhuruan shfaqje madhështore

Para finales së madhe të Kupës së Botës, u zhvillua një ceremoni mbresëlënëse mbylljeje që bashkoi muzikën, kërcimin dhe festën e futbollit.

Mijëra tifozë në stadium dhe miliona shikues në mbarë botën ndoqën një spektakël të veçantë që shënoi fundin e një tjetër edicioni të paharrueshëm të turneut më të madh futbollistik.

Organizatorët përgatitën një program të pasur artistik me pjesëmarrjen e këngëtarëve të njohur, kërcimtarëve dhe performuesve të shumtë.

Foto: Reuters

Një nga momentet më të komentuara ishte paraqitja e krijuesit të njohur online dhe muzikantit IShowSpeed, i cili interpretoi këngën “Champions”.

Me këtë performancë, u bë krijuesi i parë i përmbajtjeve digjitale që performon në ceremoninë e finales së Kupës së Botës, duke shënuar një moment historik për sportin dhe botën e medias online.

Foto: Reuters

Pas performancës së IShowSpeed, në skenë u shfaq edhe fituesja e çmimit Oscar, Jennifer Hudson, e cila interpretoi himnin kombëtar të Shteteve të Bashkuara.

Më pas erdhi radha e Robbie Williams, i shoqëruar nga Nicole Scherzinger dhe Laura Pausini, të cilët sollën një tjetër moment të madh muzikor.

Foto: Reuters

Ceremonia u frymëzua nga mesazhet e bashkimit, diversitetit dhe pasionit për futbollin, vlera që Kupa e Botës i ka promovuar ndër vite dhe që e bëjnë këtë turne një ngjarje globale. /Telegrafi/

Foto: Reuters

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.