KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Burim Ramadani: Edhe glukoza në spitalet e Kosovës vjen nga Serbia – tregojini popullit pse dhe qysh

Burim Ramadani: Edhe glukoza në spitalet e Kosovës vjen nga Serbia – tregojini popullit pse dhe qysh

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me furnizimin e institucioneve shëndetësore publike me produkte të importuara nga Serbia.

Ramadani ka publikuar fotografi nga një prej klinikave publike të Kosovës, duke thënë se edhe glukoza e përdorur në spitalet publike është e prodhuar në Serbi.

“Në spitalet e shtetit tonë, edhe Glukoza vjen nga Serbia. Tregojini popullit PSE dhe QYSH?”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se glukoza e prodhuar në Vërshac të Serbisë blihet nga institucionet e Kosovës.

“Patriotizmi nuk matet me fjalë e nuk është fushatë elektorale. Glukoza e prodhuar në Vrsac të Serbisë blihet nga Qeveria e Kosovës”, ka deklaruar Ramadani.

Deputeti i Aleancës ka përmendur edhe produkte dhe furnizime të tjera që, sipas tij, vazhdojnë të vijnë nga Serbia.

“Infuzionet nga Serbia, gurë e zallë nga Serbia, vagonat në Serbi… Serbia nuk e ka pasur tregun e Kosovës veç kur ishte Taksa 100%”, ka shkruar ai.

Ramadani ka theksuar se fotografitë janë realizuar sot në një prej klinikave publike të Kosovës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.