Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se qendra rezidenciale për të moshuar në këtë komunë ka hyrë në fazën finale të realizimit.
Bulliqi ka bërë të ditur se projekti synon të jetë në shërbim të personave që kanë nevojë për kujdes dhe mbështetje, ndërsa qendra do të ofrojë disa shërbime.
Sipas tij, qendra do të përfshijë qëndrim ditor për të moshuar, bujtinë për nxënës dhe studentë, si dhe kuzhinë humanitare.
Projekti është realizuar në bashkëpunim me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.
Bulliqi ka thënë se puna për këtë projekt po vazhdon drejt përfundimit të tij. /Telegrafi/