Në verë Bruno Fernandes mund të largohet nga Manchester United me parametra zero dhe ky fakt ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të rëndësishme europiane. Mes tyre janë edhe Milan dhe Juventus, që po kërkojnë një profil lojtari si ai i portugezit me eksperiencë ndërkombëtare.
Në pritje për të kuptuar, nëse “Red Devils” do ta aktivizojnë apo jo opsionin e rinovimit njëvjeçar, në Torino po ndjekin situatën, por të vetëdijshëm se kanë të bëjnë me një pagë që aktualisht është jashtë parametrave të klubit bardhezi.
I njëjti problem është edhe për Milanin, që mund të luajë me kartën Ruben Amorim, trajnerin portugez që e ka stërvitur lojtarin në kohën kur ishin bashkë te Sporting Lisbonë. Sigurisht, nëse Bruno Fernandes largohet me parametra zero, do të ishte një goditje e madhe për shumë skuadra.

