KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Britanikja largohet nga Londra dhe vendoset në Himarë, jeton pranë detit me vetëm 600 funte në muaj

Britanikja largohet nga Londra dhe vendoset në Himarë, jeton pranë detit me vetëm 600 funte në muaj

Një 32-vjeçare britanike ka vendosur të largohet nga Londra për t’u vendosur në jug të Shqipërisë, ku thotë se po shijon një jetë shumë më të lirë dhe më të qetë, duke shpenzuar pak më shumë se 600 funte në muaj.

Shirley Johnson, e cila punon si dizajnere grafike, u zhvendos në Himarë në vitin 2023, pasi humbi punën dhe nuk mund ta përballonte më koston e jetesës në kryeqytetin britanik.

Në një rrëfim për median britanike “i Paper”, ajo tregon se aktualisht paguan 300 funte në muaj për një studio të mobiluar pranë detit, ndërsa shpenzimet e saj totale mujore, përfshirë ushqimin dhe faturat, janë pak më shumë se 600 funte.

Në Londër, vetëm dhoma që merrte me qira në një banesë të përbashkët i kushtonte 1.200 funte në muaj. Përveç kësaj, shpenzimet për ushqim dhe shërbime ishin dukshëm më të larta.

Johnson punon në distancë për klientë jashtë Shqipërisë, ndërsa të ardhurat i plotëson edhe përmes mësimit online të gjuhës angleze për fëmijët shqiptarë. Sipas saj, zhvendosja në Himarë i ka mundësuar të kursejë deri në 60 për qind të të ardhurave krahasuar me periudhën kur jetonte në Londër.

Ajo thotë se është tërhequr nga natyra, plazhet, ushqimi dhe ritmi më i qetë i jetës në rivierën shqiptare.

Ndër vendet e saj të preferuara përmend plazhet e Akuariumit dhe Livadhit, ndërsa veçon edhe restorantet buzë detit dhe produktet e freskëta vendore, transmeton Telegrafi.

Sipas saj, shpenzimet mujore për ushqime janë rreth 120 funte, ndërsa faturat e energjisë elektrike, ujit dhe mbeturinave arrijnë afërsisht në 70 funte.

Britanikja tregon se në Shqipëri ka gjetur një balancë më të mirë mes punës dhe jetës private, ndërsa nuk e përjashton mundësinë që të vazhdojë të jetojë në Himarë edhe në vitet e ardhshme, transmeton Telegrafi.

Rrëfimi i saj është publikuar nga mediumi britanik “i Paper”, në kuadër të serisë “Expat Files”, e cila sjell histori të britanikëve që kanë zgjedhur të ndërtojnë jetën jashtë Mbretërisë së Bashkuar./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.