KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Britania kërkon zbatim të marrëveshjeve Kosovë-Serbi

Britania kërkon zbatim të marrëveshjeve Kosovë-Serbi

Jennifer MacNaughtan, këshilltare-ministre e Mbretërisë së Bashkuar pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ka kërkuar nga shtetet anëtare të OKB-së ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Këtë kërkesë, ajo e bëri në seancën ku po diskutohet raporti gjashtëmujor i UNMIK-ut për situatën në Kosovë.

MacNaughtan tha më tej se Kosova dhe Serbia duhet t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura ndërkombëtare, raporton Klankosova.tv.

“Normalizimi mbetet esencial për stabilitet afatgjatë. I ftojmë të dyja palët t’i zbatojnë marrëveshjet, përfshirë atë të Ohrit në tërësi, dhe duke i plotësuar zotimet e nenit 7 për të lejuar vetëmenaxhim për komunitetin serb në Kosovë”.

“Kemi vënë re ato që janë përmendur në raport për sa i përket disa veprimeve të Kosovë, veçanërisht në veri. Kushtetuta e Kosovës ofron garanci gjithëpërfshirëse për të drejtat e tyre të cilat do të implementohen tërësisht në praktikë dhe në pajtim me sundimin e ligjit. Serbia duhet të ofrojë qasje në arkivat për të siguruar përparim për personat e zhdukur. Mbi 1500 persona nga të gjitha komunitetet mbeten të pagjetur, mbi 25 vjet pas konfliktit”, ka thënë Jennifer MacNaughtan.

Përfaqësuesja britanike

“Kanë kaluar më shumë se 3 vite nga sulmi i Banjskës dhe vrasja e rreshterit Afrim Bunjaku. Vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Serbisë që ata që janë përgjegjës të sillen para drejtësisë. Përfshirë Radoiçiqin i cili kërkohet nga Interpoli”, deklaroi ajo.

Përfaqësuesja britanike kërkoi mbylljen e misionit të UNMIK-ut. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.