KORREKT / SOT28 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Zgjedhjet në Izrael përfundojnë pa fitues të qartë, Netanyahu dhe Eisenkot synojnë pushtetin

Zgjedhjet në Izrael përfundojnë pa fitues të qartë, Netanyahu dhe Eisenkot synojnë pushtetin

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe rivali i tij, Gadi Eisenkot, kanë shprehur pretendime të kundërta për udhëheqjen e Izraelit pas zgjedhjeve të së martës, të cilat, sipas rezultateve preliminare, nuk kanë nxjerrë një fitues të qartë.

Netanyahu ka bërë thirrje për formimin e një qeverie të fortë të krahut të djathtë, ndërsa Eisenkot ka deklaruar se votuesit kanë kundërshtuar vazhdimin e mandatit të kryeministrit aktual, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Komiteti Qendror i Zgjedhjeve në Izrael ka vazhduar numërimin e votave të mërkurën, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të bëhen të ditura të enjten. Këto janë zgjedhjet e para që nga sulmi i udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor 2023.

Me rreth 48.4 për qind të votave të numëruara, blloku i Netanyahut parashikohej të siguronte 55 ulëse në Knesset, ndërsa blloku i Eisenkotit 50. Partitë arabe pritej të fitonin 15 ulëse, sipas mediave izraelite. Megjithatë, këto shifra mund të ndryshojnë me vazhdimin e numërimit.

Për të siguruar shumicën parlamentare në Kuvendin prej 120 deputetësh, nevojiten të paktën 61 ulëse. Deri më tani, asnjëri nga dy blloqet nuk e ka arritur këtë prag dhe as Netanyahu, as Eisenkot nuk kanë shpallur fitoren.

Rezultatet preliminare paraqesin një pengesë të mundshme për Netanyahun dhe koalicionin e tij nacionalist-fetar. Megjithatë, ngërçi politik mund t’i mundësojë atij të vazhdojë detyrën si kryeministër në detyrë gjatë negociatave për formimin e qeverisë, të cilat mund të zgjasin me javë ose muaj, apo edhe deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Blloku i Netanyahut ka përjashtuar mundësinë e formimit të qeverisë me partitë arabe, të cilat gjatë fushatës kanë kërkuar largimin e tij dhe të aleatëve të tij të ekstremit të djathtë. Edhe Eisenkot, lider i partisë Yashar dhe ish-shef i ushtrisë izraelite, pothuajse e ka përjashtuar një marrëveshje të tillë, duke e vështirësuar rrugën e tij drejt pushtetit.

Ndërkohë, partitë fetare të ekstremit të djathtë, të udhëhequra nga Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich, parashikohej të siguronin gjithsej 13 ulëse brenda bllokut të Netanyahut.

Duke iu drejtuar mbështetësve të tij në selinë e partisë Likud në Jerusalem, pas orës 03:00 të mëngjesit, Netanyahu bëri thirrje për formimin e një qeverie të fortë të krahut të djathtë. Ai gjithashtu vlerësoi sukseset ushtarake të Izraelit dhe përmendi mundësinë e veprimeve të përbashkëta me presidentin amerikan, Donald Trump, kundër Iranit.

“Israel faces a singular historical opportunity, together with our partner President Trump, to remove the existential threat of Iran once and for all. But ulterior motives must not divert us from this sacred mission,” tha Netanyahu.

Trump, i cili kishte shprehur mbështetjen për Netanyahun, komentoi rezultatet të mërkurën, duke thënë se kryeministri izraelit kishte performuar mirë në zgjedhje.

Nga ana tjetër, Eisenkot deklaroi se qytetarët kanë votuar kundër vazhdimit të Netanyahut në krye të qeverisë dhe i bëri thirrje atij të tërhiqet nga politika.

“Netanyahu is a caretaker prime minister, without a mandate or the people’s trust,” tha Eisenkot, duke u bërë thirrje institucioneve të sigurisë që të mos lejojnë që interesat politike të vendosen mbi sigurinë e Izraelit.

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 77.7 për qind, sipas Komitetit Qendror të Zgjedhjeve, niveli më i lartë në më shumë se dy dekada dhe rreth shtatë pikë përqindjeje më i lartë krahasuar me zgjedhjet e vitit 2022.

Sistemi politik i fragmentuar i Izraelit u jep partive më të vogla një rol vendimtar në negociatat për krijimin e koalicioneve. Nëse asnjëri nga blloqet nuk arrin të formojë qeverinë, vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje, mundësi të cilën Eisenkot e ka kundërshtuar, duke iu referuar pjesëmarrjes së lartë të qytetarëve.

Pas publikimit të rezultateve preliminare dhe mungesës së një fituesi të qartë, valuta izraelite, shekeli, shënoi një dobësim të lehtë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.