KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Brikena për Mateon: Nuk do doja ta mendoja fare ndarjen me të

Brikena për Mateon: Nuk do doja ta mendoja fare ndarjen me të

Brikena Selmani ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka folur për eksperiencën e saj në Big Brother, lidhjen me Mateo Borrin e gjithçka rreth tyre.

“Më ka ardhur keq që kam dalë para Rogertit, sepse kam menduar se e mira në fund fiton. Por kur dola jashtë kuptova se publiku më ka mirëpritur njësoj si të isha finaliste”, tha ajo.

“Pavarësisht pamjes dhe veshjes time, kam treguar se jam ky person dhe se veshja nuk e bën njeriun. Nuk ka asgjë të keqe nëse kërcen, apo vishesh, unë kam dashur të tregoj karakterin tim dhe jo atë Brikenën e lazdruar”, shtoi Brikena.

Brikena SelmaniFoto: YouTube

Brikena ka treguar edhe për raportin e dashurisë me Mateon, që tashmë po e shijojnë jashtë shtëpisë.

“Kur vi në Tiranë, jam në prezencë të Mateos. Ndihem shumë mirë me Mateon dhe shpresoj më të mirën dhe të mos ndahemi, nuk do doja ta mendoja fare ndarjen me të”, u shpreh Brikena.

– YouTube www.youtube.com

“Kam pasur shumë oferta pas Bigut, ndoshta mund të më shihni në televizion”, tha modelja mes tjerash.

Sidoqoftë, nuk ka zbuluar më shumë detaje se në çfarë projekti apo emisioni do të jetë. /Telegrafi/

– YouTube youtu.be

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.