KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Brikena dhe Mateo shfaqen sërish bashkë pas ndarjes, këtë herë vetëm për arsye profesionale

Brikena dhe Mateo shfaqen sërish bashkë pas ndarjes, këtë herë vetëm për arsye profesionale

Vetëm pak ditë pas njoftimit të ndarjes së tyre, Brikena dhe Mateo kanë surprizuar ndjekësit duke u shfaqur sërish së bashku në një fotografi.

Megjithatë, ky ribashkim nuk lidhet me jetën e tyre personale. Dyshja ka bërë të qartë se, pavarësisht përfundimit të lidhjes, do të vazhdojnë të mbajnë një marrëdhënie profesionale.

Shkaku i këtij bashkimi është projekti i tyre më i ri televiziv. Ata janë konfirmuar si pjesë e emisionit veror “Top Arena” në Top Channel.

Screenshot/Instagram

Në një fotografi të publikuar nga moderatori Edi Manushi, të dy shfaqen krah stafit të programit, të buzëqeshur dhe në një atmosferë pozitive.

Kjo tregon se ndarja nuk ka ndikuar në angazhimin e tyre profesional.

Në këtë mënyrë, Brikena dhe Mateo vijojnë si bashkëpunëtorë në ekran, të gatshëm për një sezon të ri televiziv. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.