KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Bregu i Fildishtë fal golave të Pepe mposht Curaçaon dhe kualifikohet si i dyti në grup

Bregu i Fildishtë fal golave të Pepe mposht Curaçaon dhe kualifikohet si i dyti në grup

Bregu i Fildishtë ka siguruar kualifikimin në fazën e 32-tave të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Curaçaon me rezultat 2-0, duke e mbyllur fazën e grupeve në vendin e dytë.

Heroi i takimit ishte Nicolas Pepe, i cili realizoi të dy golat e “Elefantëve”, duke i dhuruar kualfikimin tutje.

Skuadra afrikane kaloi në epërsi që në minutën e 7-të. Yan Diomande dha një asist të shkëlqyer, ndërsa Pépé finalizoi me qetësi brenda zonës për rezultatin 1-0.

Curaçao pati disa momente të mira për të barazuar, por Leandro Bacuna dhe Sherel Floranus nuk arritën të konkretizonin rastet e krijuara.

Goli që vulosi fitoren erdhi në minutën e 64-të. Ibrahim Sangaré gjeti të lirë Nicolas Pépén në zonë dhe sulmuesi nuk gaboi, duke dërguar topin në këndin e sipërm të portës për 2-0.

Në minutat e fundit, Curaçao kërkoi të rikthehej në lojë, ndërsa Bregu i Fildishtë shpëtoi edhe nga një penallti e mundshme, pasi gjyqtari vendosi të vazhdonte lojën pas një dueli të diskutueshëm në zonë.

Me këtë fitore, Bregu i Fildishtë e mbyll fazën e grupeve në vendin e dytë me 6 pikë dhe siguron kalimin në fazën eliminatore, ndërsa Curaçao i jep fund aventurës së saj në Kupën e Botës. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.