KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Brazili në balotazh: Përballje e ashpër për presidentin e vendit

Brazili në balotazh: Përballje e ashpër për presidentin e vendit

Qytetarët në Brazil po votojnë këtë të diel në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në një garë tejet të ngushtë mes presidentit aktual të majtë, Luiz Inacio Lula da Silva, dhe senatorit të së djathtës, Flavio Bolsonaro.

Lula, 80 vjeç, i cili synon një mandat të katërt jo të njëpasnjëshëm, e ka përshkruar këtë garë si një “betejë për demokracinë” dhe sovranitetin e vendit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Në anën tjetër, Flavio Bolsonaro, 45 vjeç, djali i ish-presidentit Jair Bolsonaro  vjen me epërsi pas fitores në raundin e parë dhe ka premtuar luftë të ashpër kundër krimit të organizuar, ulje taksash dhe lirim për babain e tij të dënuar me burg.

Historiku zgjedhor në Brazil luan në favor të djalit të Bolsonaros, pasi asnjë kandidat që ka fituar raundin e parë nuk e ka humbur balotazhin.

Megjithatë, mbështetësit e Lulës shpresojnë në përmbysje duke synuar votat e mbi 33 milionë qytetarëve që nuk votuan në tetor.

Rezultatet e para zyrtare pritet të dalin sonte, me Lulën që do t'i ndjekë ato nga São Paulo dhe Bolsonaron nga kryeqyteti Brasília.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.